Studimi Fisibiliteti Per Planin Rajonal Te MIM Kukes .

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë - Europe Aid/138181/DH/SER/AL", i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet nga konsulenti Eptisa, ka perfunduar Studimin e Fizibilitetit për Planin Rajonal Sektorial të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për Mbetjet e Ngurta Bashkiake (MNB) në Zonën e Menaxhimit të Mbetjeve (ZMM) Kukes. Studimi i fizibilitetit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta Urbane është hartuar për gjithë Rajonin e Kukësit, dhe përfshin bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has. Objektivat kryesore
• Hartimi konceptual dhe vlerësimi i kostos së grumbullimit të Mbetjeve të Ngurta Bashkiake (MNB) si dhe infrastruktura rajonale për menaxhimin e integruar të Mbetjeve të Ngurta Bashkiake (MNB) 
• Investimet dhe kostot operative për impiantet e propozuara në çdo plan rajonal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta (MIMN); 
• Studime të thelluara gjeologjike, topografike; 
• Koncepti i ngritjes dhe zbatimit institucional dhe i planit të veprimit, roli i palëve të interesuar si dhe përfshirja e mundshme e sektorit privat, hapat kryesorë administrativë dhe prokurimi; 
• Vlerësimi financiar, socio-ekonomik si dhe vlerësimi i riskut; – Analiza ka përfshirë aspekte të tilla si politika tarifore, tarifat e llogaritura, të ardhurat për të mbështetur sistemin rajonal, niveli i ndër-subvencionimit të nevojshëm, si dhe ka sugjeruar procedurat e faturimit; Vlerësimi mjedisor i vendeve të propozuara për ndërtimin e objekteve kryesore të trajtimit të mbetjeve.