Seminari për Studimin e Fizibilitetit
Perfundoi Studimi i Fizibilitetit për Planin Rajonal Sektorial të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për Mbetjet e Ngurta Bashkiake (MNB) në Zonën e Menaxhimit të Mbetjeve (ZMM) Gjirokastër.
Studimi i fizibilitetit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta Urbane është hartuar për gjithë Rajonin e Gjirokastrës, dhe përfshin bashkitë Gjirokastër, Dropull, Këlcyrë, Libohovë, Memaliaj, Përmet, Tepelenë.
Objektivat kryesore te studimit jane:
- Hartimi konceptual dhe vlerësimi i kostos së grumbullimit të Mbetjeve të Ngurta Bashkiake (MNB) si dhe infrastruktura rajonale për menaxhimin e integruar të Mbetjeve të Ngurta Bashkiake (MNB)
- Investimet dhe kostot operative për impiantet e propozuara në çdo plan rajonal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve të Ngurta (MIMN);
- Studime të thelluara gjeologjike, topografike;
- Koncepti i ngritjes dhe zbatimit institucional dhe i planit të veprimit, roli i palëve të interesuar si dhe përfshirja e mundshme e sektorit privat, hapat kryesorë administrativë dhe prokurimi;
- Vlerësimi financiar, socio-ekonomik si dhe vlerësimi i riskut; – Analiza ka përfshirë aspekte të tilla si politika tarifore, tarifat e llogaritura, të ardhurat për të mbështetur sistemin rajonal, niveli i ndër-subvencionimit të nevojshëm, si dhe ka sugjeruar procedurat e faturimit;
Për këtë qëllim ne Gjirokastër, ne 11 Korrik 2019 u zhvillua një seminar prezantimi me grupet e punës të Bashkive të Qarkut Gjirokastër.