Trajnim me Grupin e Punës mbi “Hartimin e një plani biznesi”

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë - Europe Aid/138181/DH/SER/AL", i financuar nga BE, që zbatohet nga konsulenti EPTISA ka planifikuar një trajnim të Grupit të Punës me të zgjedhur vendorë dhe zyrtarë të lartë të bashkive të përzgjedhura dhe institucione të tjera vendore dhe qendrore në qarkun e Kukesit. Në këtë kuadër, në emër të konsulentit dhe të Ministrisë së Mjedisit, kemi realizuar trajnimin me date 13 Mars 2019, ne Sallen e Qarkut Kukes, me tematik:
 Hartimi i një plani biznesi
 Krijimi i një kompanie sh.a për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe shitjen e mbetjeve të riciklueshme - Ushtrim
 Analiza SWOT - Ushtrim.
Trajnimi kishte si qëllim të rris dhe thellojë njohuritë e përfaqësuesve të administratës vendore të bashkive të përzgjedhura mbi konceptet themelore për hartimin e një plani biznesi, për rolin dhe rëndësinë e planit të biznesit si dhe parashtrimin e mundësive të bashkive për të krijuar të ardhura përmes shitjes së mbetjeve të riciklueshme dhe/ose të kompostueshme.
Trajnimi ishte hartuar për pjesëmarrjen e anëtarëve të grupeve të punës, përfaqësuesve të bashkive përfituese nga projekti si dhe institucione të tjera të interesuara të përfshira në këtë sektor.