Trajnim me grupin e punes "Menaxhimin e financave vendore për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta bashkiake”

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë - Europe Aid/138181/DH/SER/AL", i financuar nga BE, që zbatohet nga konsulenti EPTISA ka organizuar një trajnim të Grupit të Punës me të zgjedhur vendorë dhe zyrtarë të lartë të bashkive të përzgjedhura dhe institucione të tjera vendore dhe qendrore në qarkun e Kukësit.

Në trajnim u trajtuan :

  • Sistemi buxhetor i Njësive të Qeverisjes Vendore;
  • Llogaritja e kostove të ofrimit të shërbimit;
  • Përcaktimi i tarifës së ofrimit të shërbimeve;
  • Metodat e buxhetimit me pjesëmarrje.

Trajnimi kishte si qëllim të rris dhe thellojë njohuritë e përfaqësuesve të administratës vendore të bashkive të përzgjedhura mbi konceptet themelore në llogaritjen e kostove dhe përcaktimin e tarifave të ofrimit të shërbimit për familjet, bizneset dhe institucionet, në mënyrë që të rikuperohen plotësisht kostot totale vjetore. Metodologjia e llogaritjes së kostove dhe tarifave për shërbimin e Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve, duke përfshirë data bazën e indikatorëve të hartuar nga DLDP/SDC do të jetë baza e këtij trajnimi.