Takim i perbashket midis Bashkive Kukes, Has dhe Tropoje dhe Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit

Projekti “Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë”, organizuan një takim të përbashkët midis  Bashkive Kukës, Has dhe Tropojë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, përfaqësuar nga Ministri Z. Blendi Klosi, më datë 30 Tetor, 2018, ora 16.00 në Qytetin e Kukësit.

Ky aktivitet synonte:

1.      Të ndërtojë një dialog dhe bashkëpunim të qëndrueshëm midis autoriteteve vendore dhe lokale, në fushën e menaxhimit të integruar të mbetjeve,

2.      Të sjellë në vëmendjen kombëtare një iniciativë rajonale/lokale për menaxhimin e integruar të mbetjeve në një zonë të vështirë nga pikëpamja gjeografike dhe socio-ekonomike, ku nevojitet mbështetje e vazhdueshme për të përmbushur standartet kombëtare dhe ato të BE.

3.      Të theksojë rëndësinë e krijimit të skemave rajonale dhe bashkëpunimit rajonal si  e vetmja mundësi që bashkitë të përmirësojnë shërbimet dhe të modernizojnë infrastrukturën e trajtimit të mbetjeve.

Të angazhojë  bashkarisht vendimarrësit lokalë për një qasje rajonale për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe për kryerjen e investimeve rajanale në zbatim të planit dhe studimit të fizibilitetit.