Trajnim me grupin e punes "Ciklin e Menaxhimit të Projektit"

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë - Europe Aid/138181/DH/SER/AL", i financuar nga BE, që zbatohet nga konsulenti EPTISA ka organizuar një trajnim të Grupit të Punës me të zgjedhur vendorë dhe zyrtarë të lartë të bashkive të përzgjedhura dhe institucione të tjera vendore dhe qendrore në qarkun e Kukësit.
Në këtë kuadër, në emër të konsulentit dhe të Ministrisë së Turismit dhe Mjedisit, u mbajt  trajnimi me tematika :

 

  • Asistenca Financiare e Bashkimit Evropian;
  • Projekti dhe Cikli i Menaxhimit të Projektit;
  • Përgatitja e një projekt propozimi të suksesshëm;
  • Ushtrime (pema e problemeve, pema e objektivave dhe matrica e kornizës logjike për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve).

 

Trajnimi kishte si qëllim të rris dhe thellojë njohuritë e përfaqësuesve të administratës vendore të bashkive të përzgjedhura mbi konceptet themelore të ciklit të menaxhimit të projektit, analizën e problemeve dhe shkrimin e një propozimi projekti si dhe të identifikojë nevojat për investim dhe projekte për menaxhimin e mbetjeve.
Trajnimi ishte  hartuar për  anëtarët e grupeve të punës, përfaqësuesve të bashkive përfituese nga projekti.