Draft Plani i Menaxhimit të Integruar të MNB në Zonën Verilindore (R2)( Permbledhje).

 

HYRJE

Kjo përmbledhje është hartuar për të ndihmuar procesin e informimit te grupeve te interesit në gjetjet dhe propozimet e Planit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve në Rajonin Verilindor, dhe ku përfshihen bashkitë:

  • Zona e Mbetjeve Kukes: Bashkia Kukës, Has dhe Tropojë, si dhe Fushë Arrëz.
  • Zona e Mbetjeve Dibër: Qarku Dibër: Bashkia Dibër, Bulqzë, Klos dhe Mat.

Kjo përmbledhje përmban komponentët kryesorë të planit dhe studmit të përzgjedhjes së landfillit rajonal në Zonën e Mbetjeve Kukës dhe Zonën e Mbetjeve Dibër:

  • Gjëndja ekzistuese
  • Objektivat e Planit
  • Organizimi dhe Menaxhimi rajonal institucional
  • Skenari më i mirë për rrjetin e sistemit te integruar të objekteve të menaxhimit te mbetjeve
  • Kostot dhe Plani i Financimit
  • Niveli i Tarifave dhe Përballueshmëria
  • Plani i Komunikimit
  • Plani i Veprimit 2018-2042.

 

E PËRGJITHSHME

Projekti “Asistencë Teknike për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta në dy Bashki të Shqipërisë” ka për qëllim që të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit nëpërmjet përmirësimit të mjedisit dhe masave për zbutjen e efekteve nga ndryshimet klimaterike, si dhe të bëjë të mundur që Qeveria dhe Institucionet Shqiptare të zhvillojnë, zbatojnë dhe të forcojnë masat legjislative dhe standardet teknike të BE për mjedisin dhe ndryshimet klimaterike. Objektivi i përgjithshëm i projektit është zhvillimi i planeve rajonale për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta bashkiake/urbane duke u nisur nga rishikimi i planeve ekzistuese, hartimin e planeve të reja dhe duke përcaktuar zonat e menaxhimit të mbetjeve, rrjetin e infrastrukturës dhe teknologjitë më të mira, sistemet me të përshtatshme, eficiente dhe ekonomikisht të përballueshme, të cilat qëndrojnë nga ana mjedisore dhe janë politikisht të pranueshme dhe të financueshme.

Plani i ri është hartuar mbi konceptin e Zonës së Menaxhimit të  Mbetjeve i cili ka marrë në konsideratë Zonat e Mbetejve sic janë përcaktuar Raportin Teknik të Sudimit për Kërkesat e Investimeve në Sektorin e Menaxhimin të Mbetjeve në Shqipëri (Masterplani Kombëtar) i hartuar me financim të KfË. Ky Plan ka si qëllim kryesor të përditësojë planin ekzistues, të ripërcaktojë politikat dhe të rihartojë një Plan të ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, si dhe të rivlerësojë aftësitë e qeverisë dhe të bashkive për të realizuar menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta bashkiake, mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi dhe përmbushjen e detyrimeve të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian (BE) që rrjedhin nga acquis communautaire për mjedisin në nivel rajonal dhe vendor.

Ky dokument paraqet Planin e Menaxhimit të Integruar të Mbetejve të Ngurta Bashkiake (Plani) për Zonën Verilindore të Menaxhimit te Mbetjeve (ZVLMM), që përfshin Zonën e Mbetjeve Kukës dhe Zonën e Mbetjeve Dibër, i cili shtrihet për një periudhë kohore 25 vjecare, duke mbuluar harkun kohor prej vitit 2018 deri në vitin 2042.

 

GJËNDJA EKZISTUESE E MENAXHIMIT TË MBETJEVE NË ZONËN VERILINDORE

Duke kombinuar të dhënat e INSTAT dhe institucioneve të tjera, në vitin 2017 në Shqipëri gjenerohen reth 1,072,236 ton/vit MNB, nga të cilat:

  • 326,000 ton (ose 25 % e totalit) depozitohet në lendfill-e sanitare,
  • 410,000 ton (38 % e totalit) depozitohen në venddepozitim të tjera me trajtim minimal ose dhe pa asnjë lloj trajtimi,
  • 335,610 ton (31 % e totalit) depozitohen në mënyrë të pakontrolluar.

 

Përvec landfilleve rajonal të ndërtuar në Bushat, Bajkaj, Maliq dhe atyre që priten të ndërtohen në Vlorë, në Shqipëri kanë filluar të ndërtohen impiantet për trajtimin me djegje të mbetjeve me rikuperim energjie (inceneratorët). Në vitin 2017, në Elbasan është ndërtuar incineratori i parë me rikuperim energjie në Shqipëri. Janë projektuar dhe dy incineratorë të tjerë, respektivisht në Fier dhe Tiranë. Kapaciteti incinerues i instaluar dhe i projektuar së bashku, llogaritet në rreth 469,900 ton/vit[1]

Në Rajonin verilindor, gjëndja ekzistuese është si më poshtë:

  • Popullsi totale prej rreth 229,743[2] banorë[3];
  • Vetëm 47% në Zonën e Mbetjeve Kukës dhe rreth 48% në Zonën Dibër ofrohet shërbim për grumbullim të mbetjeve, kryesisht vetëm në pjesët urbane dhe vetëm në pak zona rurale.
  • Grumbullohen rreth 30,872 ton/vit mbetje të ngurta bashkiake.
  • Numri i mjeteve është i kufizuar ndërsa gjëndja teknike e tyre është përgjithësisht jo e mirë; operojne gjithsesj rreth 11 kamione teknologjik, të gjithe të amortizuar, dhe janë në përdorim rreth 1127 kontejnerë, nga të cilët rreth 44% ose rreth 650 copë janë totalisht të amortizuar.
  • Norma e Në Zonë gjënden mesatarisht 1 kontejner për 242 banorë; (Kukës 1 kontejner për 260 banorë, Dibër 1 kontejner për 312 banorë etj.), një tregues tjetër i mbulimit të ulët me shërbim të të gjithë Zonës.
  • Veprimtaritë e riciklimit dhe rikuperimit nuk janë të pranishme në zonë.
  • Mbetjet e ngurta bashkiake që grumbullohen në 11 vend-depozitime të hapura dhe kryesisht të pakontrolluara, të miratuara nga Këshillat Bashkiake, por që kanë tejkaluar afatet kohore dhe teknike të lejeve mjedisore.
  • Bashkitë kanë vendosur tarifa të veçuar të shërbimit të menaxhimit të mbetjeve; ajo faturohet së bashku me tarifa të tjera vendore.
  • 40% është niveli i mbulimit të kostove të shërbimit me të ardhurat nga tarifa, për shkak të nivelit të ulët të tarifave dhe performancës së ulët për mbledhjen e tyre.

 

OBJEKTIVAT E PLANIT PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE NË RAJONIN VERILINDOR

Plani për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta Urbane (PMIM) në Zonën Verilindore të Menaxhimit të Mbetjeve është instrumenti bazë i politikës  dhe udhërrëfyes për ndërtimin e sistemit të integruar për parandalimin, grumbullimin, reduktimin dhe trajtimit të Mbetjeve të Ngurta Bashkiake (MNB). Plani mbështetet në zbatim të kërkesave ligjore dhe në përputhje me hierarkinë dhe Direktivën Kuadër të BE për Mbetjet.

Objektivat Strategjike të këtij plani janë:

  1. Realizimi i përputhshmërisë ligjore dhe rregullimi institucional më i përshtatshëm, rritja e kapaciteteve teknike dhe profesionale të personelit të bashkive dhe të subjektit të interesit të përbashkët të menaxhimti të mbetjeve, si dhe ndërgjegjësimi i popullsisë për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta bashkiake;
  2. Ngritja e sistemit te integruar të objekteve të menaxhimit te mbetjeve mbi bazën e zbatimit të hierarkisë së mbetjeve për parandalimin, reduktimin, rikuperimin dhe depozitimin final duke shfryzuar Teknikat më të Mira të Disponueshme;
  3. Financimi i qëndrueshëm i menaxhimit të integruar të mbetjeve dhe mbulimi i kostove mbi bazën e parimit “ndotësi paguan” parimit “të përballueshmërisë” dhe “përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesit”

Realizimi i Planit për MIM të ZVLMM është ndarë në disa faza:

  1. Faza përgtitore (Faza projektit): e cila përfshin pjesen e mbetur deri në përfundim të projektit (2017 – 2019)
  2. Faza e tranzicionit: (që përfshin operacionet per miratimin e marrëveshjes ndërbashkiake të bashkëpunimit dhe krijimin e personit juridik ose subjektit me interes të përbashkët (SHA për MIM) dhe operacione të tjera sipas Planit (2020 – 2023)
  • Faza e parë deri në vitin 2028 (5 vjet);
  1. Faza e dytë deri në vitin 2033 (5 vjet);
  2. Faza e tretë dhe e katërt përtej horizontit të Strategjisë Kombëtare 2034 deri në vitin 2044 (10 vjet).

Plani për MIM në Zonën Verilindore të Menaxhimit të Mbetjeve mbështetet në parimet e hierarkisë së mbetjeve, zhvillimit të qëdrueshëm, menaxhimit mjedisor të mbetjeve, teknologjisë më të mirë të mundëshme, atë të ndotësi paguan dhe përgjegjësia e zgjeruar e gjeneruesit, përafrimit të legjislacionit, transparencës dhe vendimarrjes së hapur dhe parime të tjera si përgjegjshmërisë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, i vetë-mjaftueshmërisë dhe përballueshmërisë.

Sipas fazav e të zhvillimit, Plani synon që deri në vitin 2033 të arrijë objektivat për reduktimin e mbetjeve nëpërmjet riciklimit dhe kompostimit në treguesit:

  • 5% deri në vitin 2023;
  • 15% deri në vitin 2028;
  • 50% deri në vitin 2033.

 

OPSIONET E ORGANIZIMIT DHE MENAXHIMI RAJONAL I MBETJEVE

Analiza e opsioneve institucionale për menaxhimin e mbetjeve lidhet me përzgjedhjen e kombinimit – opsionit më të përshtatshëm institucional, teknik dhe financiar që do të bëjë të mundur menaxhimin e integruar të mbetjeve në bashitë e përzgjedhura nga projekti. Ky plan merr në konsideratë tre opsione të ndryshme të cilat bazohen në formatin e krijimit të një subjeti të int+

+eresit të përbashkët ose përndryshe të një shoqërie anonime/aksionere siç vijon:

  1. Një shoqëri anonine– person juridik i interesit të përbashkët – i cili ka përgjegjësinë e ushtrimit të plotë të të gjitha aspekteve për MIMNB në Zonën e Menaxhimit të Mbetjeve;
  2. Një shoqëri anonime– person juridik i interesit të përbashkët – i cili ka përgjegjësinë e menaxhimit dhe/ose operimit të objekteve të infrastrukturës për transportin, trajtimin e përkohshmë dhe përfundimtar të MNB në Zonën e Menaxhimit të Mbetjeve;
  3. Një shoqëri anonime– person juridik i interesit të përbashkët – i cili ka përgjegjësinë e menaxhimit dhe/ose operimit të infrastrukturës për trajtimin përfundimtar të MNB në Zonën e Menaxhimit të Mbetjeve.

Plani synon që të ndajë qartë përgjegjësitë dhe autoritetin e secilit aktor që përfshihet në realizimin e planit por edhe menaxhimin e shërbimit në tërësi. Detaje më të hollësishme përsa përgjegjësive të bashkive, subjetit të interesit të përbashkët dhe autoriteteve qëndrore, do të përcaktohen në Studimin e Fizibilitetit që do të pasojë hartimin e Planit.

 

SKENARI MË I MIRË PËR RRJETIN E SISTEMIT TE INTEGRUAR TË OBJEKTEVE TË MENAXHIMIT TE MBETJEVE

Skenari (S3a) më i mirë i përzgjedhur do të përfshijë:

  • Grumbullimin e diferencuar me dy rryma:
    • Mikse (të përzjera);
    • Të riciklueshme, (të paktën 4 rryma: leter/karton, plasitkë, metale (jo-ferroze, qelq);
  • Parkun ekollogjik (Qendra e grumbullimit të mbetjeve lokale);
  • Kompostim në shtëpi (zonat periferike – rurale);
  • Trajtimi i mbetjeve mikse (Qendra e Rikuperimit të Mbetjeve (QRM) e pisët);
  • Trajtim i mbetjeve te riciklueshme (QRM e pastër);
  • Trajtimi (kompostim aerobik) i mbetjeve nga pemtaria);
  • Landfill rajonal.

 

Në lidhje me nevojën e rrjetit të Landfillëve dhe stacioneve të transferimit, Plani ka propozuar si:

  • Opsioni 1: ndërtimin e dy landfill-eve (ZM Kukës dhe ZM Dibër) si dhe ndarjen bashkisë Tropojë në një nën-zonë të vecantë, me një venddepozitim të vecantë. Ky opsion parashikon gjithashtu ndërtimin e tre Stacioneve per Transferimin e Mbetjeve (një në ZM Kukës dhe dy në ZM Dibër).
  • Opsioni 2: prashikon ndërtimin e dy landfill-eve (ZM Kukës dhe ZM Dibër) përfshirë edhe bashkinë Tropojë që do ti depozitojë mbetjet në landfill-in në Kukës. Ky opsion parashikon gjithashtu ndërtimin e 5 Stacioneve per Transferimin e Mbetjeve (3 në ZM Kukës dhe dy në ZM Dibër).

.

 

KOSTOT DHE PLANI I FINANCIMIT

Investimi fillestar i nevojshëm për vënien në jetë të sistemit të përzgjedhur të menaxhimit të mbetjeve për ZVLMM është vlerësuar 17,12 mln euro. Këtu përfshihen ndërtimi, pajisjet dhe mjetet për mbledhjen dhe largimin e mbetjeve, stacionet e transferimit dhe objektet e trajtimit të mbetjeve, të cilët përfshijnë lendfillin, impiantin e riciklimit dhe të kompostimit. Një fond rezervë, në masën 10% të investimit fillestar së bashku me mbështetjen teknike është parashikuar gjithashtu për secilin objekt të sistemit të menaxhimit të mbetjeve. Këto shpenzime janë vlerësuar 2,39 mln EUR, të përqendruara në fazën e tranzicionit dhe në fazën e parë të Planit.

Një skenar është ngritur për financimit e sistemit të përzgjedhur për ZVLMM të vendit, i cili përputhet me rastet më të ndeshura në praktikën e financimeve të sektorit. Kështu, investimi fillestar mund të parashikohet të financohet nga institucione ndërkombëtare financimi, me një hua me normë interesi 2.2%, për 30 vjet dhe 10 vjet periudhë faljeje. Sipas kësaj praktike, mbështetja teknike dhe fondi i rezervës të parashikuara për zbatim mund të financohen nëpërmjet një granti nga IFN.

 

Faza e tranzicionit 2021-2023

Burimi i financimit

Hua IFN

Grant IFN

Buxhet Qendror

Buxhet Vendor

Përmirësimi/kontrolli/mbyllja e VD

   

453,382

 

Investim fillestar EUR

6,246,912

   

350,000

Mbështetje teknike EUR

 

103,434

   

Fond rezervë EUR

       

Gjithsej euro

6,246,912

103,434

453,382

350,000

 

 

Faza e parë 2024-2028

Burimi i financimit

Hua IFN

Grant IFN

Buxhet Qendror

Përmirësimi/kontrolli/mbyllja e VD

   

233,458

Investim fillestar EUR

10,890,000

   

Mbështetje teknike EUR

 

1,089,000

 

Fond rezervë EUR

 

1,197,900

 

Gjithsej euro

10,890,000

2,286,900

233,458

 

Sipas këtij skenari, shpenzimet e amortizimit, të mirëmbajtjes dhe të operimit të cilat lidhen me veprimtarinë e mbledhjes dhe largimit si dhe të objekteve të tjera të sistemit, gjithashtu dhe interesat dhe principali i huasë, financohen nëpërmjet tarifës së shërbimit.

Parimet e rikuperimit te plote te kostos, ndotësi paguan dhe përballueshmëria financiare përcaktohen parimet bazë të menaxhimit financiar të këtij sistemi.

REKUPERIMI I KOSTOVE TË SISTEMIT TË MENAXHIMIT TË MBETJEVE

Duke zbatuar vetëm parimin e rekuperimit të plotë të kostos së shërbimit, më poshtë paraqiten makro-tarifat për zërat: (i) amortizim, (ii) mirëmbajtje dhe (iii) operim në secilën veprimtari të sistemit të menaxhimit të mbetjeve të përzgjedhur.

Në rastin e shërbimit të mbledhjes dhe largimit të mbetjeve bashkiake janë përcaktuar objektiva të mundshëm të normës së mbledhjes së tarifës së shërbimit kundrejt kostos së plotë të shërbimit, duke nisur nga niveli 65% dhe duke arritur në 95% në vitin 2030.

Me qëllim rikuperimin e plotë të kostos së kësaj veprimtarie, në kushtet e një mbledhjeje të pjesshme të tarifës së shërbimit, makro-tarifa vjetore përllogaritet më e lartë për ton mbetje të gjeneruara. Për infrastrukturën tjetër të sistemit, nga venddepozitimet e deri tek impiantet e kompostimit, është supozuar mbledhje e plotë e tarifës. Përfitimi i huasë nga institucione financiare ndërkombëtare sipas skenarit të financimit të sistemit është i pasigurtë dhe, për rrjedhojë, vendosja e saktë në kohë e pagesës së principalit dhe interesave të saj nuk është e mundur. Për qëllimin e llogaritjes së makrotarifës së shërbimit për familjet, është supozuar se huaja përftohet në vitin 2023; mbi këtë supozim, pas 10 vjet periudhë faljeje, shlyerja e saj fillon në vitin 2033.

Rekuperimi i kostove të sistemit të menaxhimit të mbetjeve (Tarifa makro e shërbimit ALL/familje/vit):

 

Kukës

Fushë-Arrëz

Has

Tropojë

 

urbane

rurale

urbane

rurale

urbane

rurale

urbane

rurale

Makro-tarifa mesatare

4,380

1,941

6,075

2,692

4,795

2,125

4,988

2,211

Makro-tarifa më e lartë

6,577

2,915

8,478

3,757

6,964

3,086

7,306

3,238

 

 

Dibër

Mat

Bulqizë

 

urbane

rurale

urbane

rurale

urbane

rurale

Makro-tarifa mesatare

4,078

1,807

4,311

1,910

4,232

1,875

Makro-tarifa më e lartë

6,174

2,736

6,400

2,836

5,936

2,631

 

Hendeku i financimit nga familjet të kostos gjithsej të sistemit, qarku Kukës:

 

Nënzona Kukës

Nënzona Fushë-Arrëz

Nënzona Has

Nënzona Tropojë

 

urbane

urbane

urbane

urbane

Hendeku i financimit të kostos gjithsej nga familjet mbi bazën e studimit të SHBSH - makro-tarifa më e lartë ALL/familje/vit

(49)

(1,950)

(436)

(778)

Hendeku i financimit të kostos gjithsej nga familjet mbi bazën e standardit të BB - makro-tarifa më e lartë ALL/familje/vit

(93)

(1,994)

(480)

(822)

Hendeku i financimit të kostos gjithsej nga familjet mbi bazën e studimit të SHBSH - makro-tarifa mesatare ALL/familje/vit

0

(195)

0

0

 

 

PLANI I KOMUNIKIMIT

Një Plan i Komunikimit (PK) është përgatitur në kuadër të projektit "TA për Sistemin e Manaxhimit te Integruar të Mbetjeve të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë” që do të jetë një qasje e re në Menaxhimin e integruar te mbetjeve për ZVLMM.

Plani i Komunikimit  bën thirrje për kombinim të të gjitha mjeteve të komunikimit për të arritur dhe siguruar angazhimin e të gjithë aktorëve përgjegjës për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Kosto e zbatimit të nje Plani i Komunikimit  intensiv në vijimësi të planit të veptimeve për zbatimin e Planit për MIM në ZVLMM është llogaritur mesatarisht rreth 16,700 euro/vit. Në lidhje me ndërgjegjësimin dhe edukimin e qytetarëve, Plani i Komunikimit synon:

  • Të rrisë ndërgjegjësimin, mirëkuptimin dhe pjesmarrjen e banorëve në zbatimin e skemës së zgjedhur për menaxhimin e duhur të mbetjeve;
  • Të promovojë dhe shpjegojë përfitimet ekonomike, mjedisore dhe shëndetësore që qytetarët mund të kenë nëpërmjet pjesëmarrjes në zbatimin e këtyre aktiviteteve të projektit;
  • Promovimi i reduktimit dhe reduktimit të mbetjeve, promovimi i riciklimit dhe trajtimi i duhur i mbetjeve të integruara.

.

 PLANI I VEPRIMEVE

Plani i veprimeve për zbatimin e Planit për Menaxhimin e Integruar të MNB në Zonën Verilindore do të synojë realizimin e masave dhe arritjen e objektivave strategjike dhe specifike.

Një Plan Veprimesh është përgatitur për një përiudhë  prej 12 vjetore duke përfshirë:

Fazën Paraprake (2018 – 2019);

 Faza paraprake (Zbatimi i Projektit të financuar nga BE 2017 - 2019).

 

Projektit “Asistencë Teknike për Sistemin e Menaxhimit të Integruar të Mbetejve për Dy Bashki të Përzgjedhura në Shqipëri”, gjatë vitit 2018 dhe vitit 2019, do të vazhdojë ta asistojë zbatimin e Planit.

Aktivitetet e mbështetura nga Projekti parashikohet të mbyllen në gusht 2019 me dorëzimin e të gjitha produkteve autoriteteve përgjegjëse.

Fazën Tranzitore (2020 – 2023);

marrëveshja ndërbashkiake dhe themelimi i subjektit të interesit të përbashkët (Shoqërisë Aksionere) (2020 - 2023).

Në mënyrë të veçantë gjatë fazës së tranzicionit dhe gjatë fazës së I-rë autoritetet përgjegjëse për zbatimin e Planit, përfshi këtu bashkitë si dhe “subjektin e interesit të përbashkët” ose “Shoqërinë Aksionare”, përvec aktiviteteve të cilat përfshihen në Planin e Projektit “Asistencë Teknike për Sistemin e Menaxhimit të Integruar të Mbetejve për Dy Bashki të Përzgjedhura në Shqipëri” në kuadër të të cilit zhvllohet ky Plan, duhet të mbeshteten me asistence teknike.

Faza tranzitore përmban tre momente kyce dhe të rëndësishme për të gjithë procesin e zbatimit të planit për MIM të mbetjeve të ngurta bashkiake në Zonën Verilindore të Vendit dhe që lidhen specifikisht me:

·         Miratimin e marrëveshjes ndërbashkiake

·         Miratimi i Zonës së Mbetjeve në funksion të kësaj marrëveshje, si dhe

·         Krijim i Shoqërisë Aksionere e për MIM të ngurta bashkiake në zonën e mbetjeve.

Këto tre momente do të kërkojnë një mbështetje profesionale dhe të vazhdueshme nga Autoritetet Qendrore përgjegjëse dhe mund të realizohen vetëm me një angazhim të vendosur dhe përfshirjen e bashkive të cilat do të jenë antarë të SHA në të gjitha fazat e procesit.  

Fazën e Parë (2024 – 2028);

Zbatimi i sistemit të integruar të menaxhimit të mbetjeve të ngurta bashkiake në Zonën Verilindore të Mbetjeve (2024 – 2028)

 

Faza e parë shtrihet në periudhën 2024 – 2028. Kjo fazë është thelbësore në zbatimin e sistemit për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta bashkiake në Zonën Verilindore. Kjo fazë është e lidhur me realizimin e disa prej masave më të rëndësishme të planit dhe për rrjedhojë arritjen e targetave që lidhen me to të cilat përfshijnë:

·         Ndërtimin e infastruktures për grumbullimin e mbetjeve dhe transportin ose Stacionet e transferimit;

·         Ndërtimin dhe operimi i Objektit për Trajtimin e Mbetjeve, përfshirë:

§  Impjantin për kompostim;

§  Impjantin për riciklim;

§  Landfill-i sanitar

·         Ndertimin dhe operimin e “Parku Ekologjik” per rrymat e tjera të mbetjeve bashkiake (voluminoze, ËEEE, të ndërtimit dhe prishjeve etc.)  

Zhvllimi i fazës së parë do të përqëndrohet në nënzonën e parë të mbetejve. Kjo infrastrukturë do të ndërtohet fillimisht në nënzonën Kukës në një vend te zgjedhur nëpërmjet procedurave ligjore të vleresimit të ndikimit në mjedis dhe paisjen me lejet dhe licensat që kërkohen për operimin e këtyre objekteve.

Plani do të përmbajë një komponent të rendesishem për mbështetjen institucionale të SHA që do të krijohet, ndihmen për bashkitë aksionere dhe të autoriteteve qëndrore të cilat do të përfshihen në proces.

Bashkitë do të inkurajohen që të përshkallëzojnë veprimet për reduktimin e mbetjeve nëpërmjet:

§  Ndarjes ne burim të mbetjeve shtëpiake

§  Organizimit dhe forcimit të zbatimit të parimit “të përgjegjësive të zgjeruara të prodhuesëve”’ si dhe

§  Pakësimin e mbetjeve të biodegradueshme në zonat rurale.

Faza e Dytë (2029 – 2033); dhe

 

Planifikimi i fazave të tjera (deri ne vitin 2042) të zbatimit të planit do të jenë subjekt i rishikimit të këtij dokumenti.

Përshkallzimi dhe shtrirja e zonës se mbulmit të subjektit të interesit të përbashkët (Shoqërisë Aksionere) për MIM në Zonën Verilindore do të bazohet mbi:

§  Gatishmërinë e bashkive të tjera për tu bashkuar në marreveshje bashkëpunimi ndërbashkiake me bashkitë inciatore të këtij procesi

§  Gatishmërinë e bashkive të tjera për tu bashkuar në SHA për MIM në Zonën Verilindore;

§  Mundësitë financiare të bashkive të reja si dhe të SHA për të përshkallëzuar aktivitetin e tyre me të njëjtin standard si në nënzonën fillestare të operimit.

Faza e Tretë dhe e Katërt (2034 – 2042)

 

 

 

[1]Elbasan 150 ton/ditë; Fier 240 ton/ditë; ndërsa Tirana 920 ton/ditë

[2] Pa përfshirë bashkinë Mirditë me popullsi 22,103 banore.

[3] Tw dhwna sipas INSTAT, Census 2011 i perditsuar