Prezantimi i Draft Planit Rajonal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për Zonën Verilindore.

U mbajte takimi Konsutativ me Grupin Rajonal të Punës lidhur me Draft Planin Rajonal të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve për Zonën Verilindore.
Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet nga konsulenti Eptisa, ka përfunduar draftin e parë të Planit Rajonal për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Ngurta Urbane (PRMIM) për zonën verilindore. Plani është harmonizuar me politikat më të fundit kombëtare (Strategjinë Kombëtare të mbetjeve dhe Masterplanin Kombëtar të Mbetjeve), objektivat strategjike dhe është bazuar në teknikat më të mira të disponueshme për të arritur objektivat dhe treguesit rajonal. Ky plan do të mundësojë që Bashkitë e zonës verilindore të ndjekin hapat e duhura për të siguruar investimet e nevojshme dhe ngritur sistemin e Integruar të menaxhimit të mbetjeve dhe përmirësojnë shërbimet ndaj banorëve.

Gjithashtu në mbështetje të procesit të planifikimit dhe hartimit të studimit të fizibilitetit për sistemin e integruar të menaxhimit të mbetjeve, janë hartuar dhe u prezantuan:

· Studimi gjëndjes dhe prioritarizimi i ndërhyrjes për rehabilitimin ose mbylljen e vendgrupmbullimet aktuale të menaxhimit të mbetjeve, shoqëruar me projektet dhe preventivat paraprake;

· Studimi për përzgjedhjen e vendeve të përshtatshëm për ndertimin e landfilleve të rinj rajonal në rajonin e Kukesit dhe Dibrës.