Trajnimi: Asistenca Teknike dhe Ngritja e Kapaciteteve në Kushtet Administrative, Institucionale dhe Ligjore

U mbajt trajnimi teknik me grupet e punes te bashkive verilindore, me tematike ' Rritja e kapaciteteve te aktoreve te interesit te sektorit te menaxhimit te integruar te mbetjeve urbane, si dhe prezantimi i kuadrit administrativ, institucional dhe ligjore i sektorit te MIM. Trajnimi kishte si qëllim të thellojë dhe plotësojë njohuritë e përfaqësuesve të administratës vendore të bashkive të përzgjedhura mbi kuadrin ligjor kombëtar për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta bashkiake si dhe qartësimin e përgjegjësive dhe rolit në këtë sektor ndërmjet niveleve vendore, rajonale dhe kombëtare.