Kukës - News

Cermonia e mbylljes se programit " Kukesi Riciklon"

Aktivitet ne kuader te programit " Kukesi Riciklon" me nxenesit e shkollave te qyteti Kukes. Ne kete aktivitet nxensit konkuruan per punimin me te mire te riciklueshem, ku dhe u ndan 3 cmime fituese.
Vendin e par e fitoj shkolla 9 vjecare " Vehbi Shehu" Bicaj.
Vendin e dyte shkolla "Havzi Nela " Kukes
Dhe vendin e tret shkolla " Lidhja Prizerenit " Kukes
-Gjithashtu cmimi special ju dha shkolles " Riza Spahiu" Kukes, per per angazhimin maksimal qe beri gjate kti programi edukativ dhe sensibilizues.
-Gjithashtu u inagurua edhe kendi i gjelbert ne shkollen " Riza Spahiu " ,dhe te gjitha shkollat e qyteti tashme kane nje kend te gjerber bashke me kosh kompostimi.


“KUKESI RICIKLON”

Aktivitet për çeljen e nje nisme të re “KUKESI RICIKLON”

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë - Europe Aid/138181/DH/SER/AL", i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet nga konsulenti Eptisa, ka hyrë në periudhën e tij të katërt ku një fokus i veçantë do t’i kushtohet aktiviteteve promovuese per riciklimin dhe kompostimin në shërbim të komunitetit. Në kujdesin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, dhe ne bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Arsimore Rajonale Kukes dhe Bashkinë Kukës kemi planifikuar zhvillimin një programi sensibilizimi dhe edukimi quajtur “KUKESI RICIKLON”që do të zbatohet në shkollat “Riza Spahiu, Avni Rustemi, Havzi Nela, Qazim Shehu (Shtiqen) dhe Vehbi Shehu (Bicaj)” në Bashkinë Kukës, për edukimin dhe sensibilizimin e nxënësve dhe banoreve mbi çështjet e mbetjeve dhe kujdesit ndaj mjedisit.

Aktivitetet kryesore te programit përfshijnë
1. Çelja e Programit“KUKESI RICIKLON”, aktivitet i hapur promovues, i cili do të zhvillohet në shkollënRiza Spahiu, datë 05.04.2019, ora, 12.00; 2. Trajnime dhe mësime praktike ne Shkollen Riza Spahiupër grupin mjedisorte përzgjedhur qe do të zbatojnë drejtpërdrejtë kompostimin në shkollë; 3. Organizimine orëve mësimore mjedisore në shkollat e perzgjedhura të Bashkisë Kukës (“Riza Spahiu, Avni Rustemi, Havzi Nela, Qazim Shehu (Shtiqen) dhe Vehbi Shehu (Bicaj); 4. Zhvillimi i aktiviteteve aplikative për kompostimin, riperdorimin dhe riciklimindhe aktiviteteve të hapura mjedisore në 22 Prill – Dita e Tokës;(Dita e Kompostimit),ku nxënësit me aktivë nga te gjitha shkollat do të angazhohen në zbatimin e mini-projekteve për mbetjet dhe riciklimin; 5. Bashkëorganizimin e Panairit të Riciklimit në 1 Qershor, 2019. Projekti do të asistojë shkollat me njohuri praktike për përgatitjen e produkteve, çmimet fituese, përgatitjen e materialeve sensibilizuese, etj.


Me date 05.04.2019 do të organizohet aktivitet për çeljen e kësaj nisme të re “KUKESI RICIKLON”

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë - Europe Aid/138181/DH/SER/AL", i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet nga konsulenti Eptisa, ka hyrë në periudhën e tij të katërt ku një fokus i veçantë do t’i kushtohet aktiviteteve promovuese per riciklimin dhe kompostimin në shërbim të komunitetit. Në kujdesin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, dhe ne bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Arsimore Rajonale Kukes dhe Bashkinë Kukës kemi planifikuar zhvillimin një programi sensibilizimi dhe edukimi quajtur “KUKESI RICIKLON”që do të zbatohet në shkollat “Riza Spahiu, Avni Rustemi, Havzi Nela, Qazim Shehu (Shtiqen) dhe Vehbi Shehu (Bicaj)” në Bashkinë Kukës, për edukimin dhe sensibilizimin e nxënësve dhe banoreve mbi çështjet e mbetjeve dhe kujdesit ndaj mjedisit. Aktivitetet kryesore te programit përfshijnë 1. Çelja e Programit“KUKESI RICIKLON”, aktivitet i hapur promovues, i cili do të zhvillohet në shkollënRiza Spahiu, datë 05.04.2019, ora, 12.00; 2. Trajnime dhe mësime praktike ne Shkollen Riza Spahiupër grupin mjedisorte përzgjedhur qe do të zbatojnë drejtpërdrejtë kompostimin në shkollë; 3. Organizimine orëve mësimore mjedisore në shkollat e perzgjedhura të Bashkisë Kukës (“Riza Spahiu, Avni Rustemi, Havzi Nela, Qazim Shehu (Shtiqen) dhe Vehbi Shehu (Bicaj); 4. Zhvillimi i aktiviteteve aplikative për kompostimin, riperdorimin dhe riciklimindhe aktiviteteve të hapura mjedisore në 22 Prill – Dita e Tokës;(Dita e Kompostimit),ku nxënësit me aktivë nga te gjitha shkollat do të angazhohen në zbatimin e mini-projekteve për mbetjet dhe riciklimin; 5. Bashkëorganizimin e Panairit të Riciklimit në 1 Qershor, 2019. Projekti do të asistojë shkollat me njohuri praktike për përgatitjen e produkteve, çmimet fituese, përgatitjen e materialeve sensibilizuese, etj. Për sa më sipër, kemi kënaqësinë t’ju informojem per aktivitetin që do të organizohet për çeljen e kësaj nisme të re per Qytetin e Kukesit , më datë 05.04.2019, ora 12.00, ne oborrin e shkolles Riza Spahiu.

Trajnim me Grupin e Punës mbi “Hartimin e një plani biznesi”

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë - Europe Aid/138181/DH/SER/AL", i financuar nga BE, që zbatohet nga konsulenti EPTISA ka planifikuar një trajnim të Grupit të Punës me të zgjedhur vendorë dhe zyrtarë të lartë të bashkive të përzgjedhura dhe institucione të tjera vendore dhe qendrore në qarkun e Kukesit. Në këtë kuadër, në emër të konsulentit dhe të Ministrisë së Mjedisit, kemi realizuar trajnimin me date 13 Mars 2019, ne Sallen e Qarkut Kukes, me tematik:
 Hartimi i një plani biznesi
 Krijimi i një kompanie sh.a për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe shitjen e mbetjeve të riciklueshme - Ushtrim
 Analiza SWOT - Ushtrim.
Trajnimi kishte si qëllim të rris dhe thellojë njohuritë e përfaqësuesve të administratës vendore të bashkive të përzgjedhura mbi konceptet themelore për hartimin e një plani biznesi, për rolin dhe rëndësinë e planit të biznesit si dhe parashtrimin e mundësive të bashkive për të krijuar të ardhura përmes shitjes së mbetjeve të riciklueshme dhe/ose të kompostueshme.
Trajnimi ishte hartuar për pjesëmarrjen e anëtarëve të grupeve të punës, përfaqësuesve të bashkive përfituese nga projekti si dhe institucione të tjera të interesuara të përfshira në këtë sektor.

Së shpejti do kemi nje program " KUKESI RICIKLON "

"KUKESI RICIKLON"
Së shpejti do kemi nje program riciklimi dhe kompostimi, projekti ka planifikuar zhvillimin e nje numer aktivitetesh ne kuader te ktije progrmi, per edukimin dhe sensibilizimin e banoreve ne Bashkine Kukes per ceshtjet e mbetjeve dhe kujdesit ndaj mjedisit.
Ky program konsiston ne bashkepunimin dhe mbeshtjen e femijeve dhe shkolla me te dalluara te Bashkise Kukes per te organizuar aktivitete edukative dhe sensibilizuese per miremenaxhimin e mbetjeve dhe rritjen e kujdesit ndaj mjedisit.

Panairi Dimëror i organizuar nga Delegacioni Europian në Shqipëri.

"Projekti “Asistencë Teknike për Menaxhimin e Integruara të Mbetjeve Urbane në dy Bashkitë e Përzgjedhura” mori pjesë më datë 08 Dhjetor 2018 në Panairin Dimëror të organizuar nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri. Në këtë panair ishin të pranishëm disa nga projektet më të rëndësishme të financuara nga Bashkimi Europian në vendin tonë.

Projekti “Asistencë Teknike për Menaxhimin e Integruara të Mbetjeve Urbane në dy Bashkitë e Përzgjedhura” ishte i pranishëm për të gjithë qytetarët e interesuar përmes një stende të ngritur enkas për këtë rast. Stenda u vizitua nga një numër i madh banorësh të Beratit, nga Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, zyrtarë të lartë të Delegacionit të Bashkimit Europian etj.

Eksperti i Projektit, Z. Redion Biba, diskutoi me të pranishmit mbi rëndësinë e menaxhimit të mbetjeve në vendin tonë duke vënë theksin tek fakti që pjesa më e madhe e mbetjeve të prodhojmë çdo ditë në banesat tona mund të kompostohen, riciklohen ose ripërdoren. Në këtë frymë përfaqësuesit e Projektit zhvilluan një seminar me temën “Çfarë mund të bëjmë për të jetuar një jetë më miqësore me mjedisin”. Fokusi i këtij seminari ishte si të ripërdorim mbetjet plastike duke i shndërruar në objekte të rëndësishme. Përmes shembujve të shumtë të pranishmit mësuan se si mund të transformojnë mbetjet plastike. Shembuj të tillë u prezantuan edhe në stendë përmes videove të ndryshme edukative.

Gjatë panairit ekspertët e projektit organizuan edhe një lojë edukative me fëmijët e pranishëm duke i edukuar fëmijët mbi rëndësinë e ndarjes së mbetjeve në burim në të paktën tre kategori kryesore Plastikë; Letër; Mbetje Organike. Në fund të lojës u
shpërndanë disa dhurata për fituesit. "