Trajnim i Grupit të Punës me të zgjedhur vendorë dhe zyrtarë të lartë të bashkive të përzgjedhura dhe institucione të tjera vendore dhe qendrore në qarkun e Gjirokastrës

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë - Europe Aid/138181/DH/SER/AL", i financuar nga BE, që zbatohet nga konsulenti EPTISA  planifikoi një trajnim të Grupit të Punës me të zgjedhur vendorë dhe zyrtarë të lartë të bashkive të përzgjedhura dhe institucione të tjera vendore dhe qendrore në qarkun e Gjirokastrës. 

Në këtë kuadër, në emër të konsulentit dhe të Ministrisë së Mjedisit, u ftuan në këtë trajnim ku do të trajtohen:

- Sistemi buxhetor i Njësive të Qeverisjes Vendore ;

- Llogaritja e kostove të ofrimit të shërbimit;

- Përcaktimi i tarifës së ofrimit të shërbimeve;

- Metodat e buxhetimit me pjesëmarrje.

Trajnimi kishte si qëllim të rrisë dhe thellojë njohuritë e përfaqësuesve të administratës vendore të bashkive të përzgjedhura mbi konceptet themelore në llogaritjen e kostove dhe përcaktimin e tarifave të ofrimit të shërbimit për familjet, bizneset dhe institucionet.