Trajnim 01.11.2018

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë - Europe Aid/138181/DH/SER/AL", i financuar nga BE, që zbatohet nga konsulenti EPTISA ka planifikuar një trajnim të Grupit të Punës me të zgjedhur vendorë dhe zyrtarë të lartë të bashkive të përzgjedhura dhe institucione të tjera vendore dhe qendrore në qarkun e Gjirokastrës.

Në këtë kuadër, në emër të konsulentit dhe të Ministrisë së Mjedisit, u ftuan në këtë trajnim anëtarë të grupeve të punës, përfaqësues të bashkive përfituese nga projekti si dhe institucione të tjera të interesuara të përfshira në këtë sektor ku u trajtuan:

- Asistenca Financiare nga Bashkimi Evropian;
- Projekti dhe Cikli i Menaxhimit të Projektit;
- Përgatitja e një projekt propozimi të suksesshëm;
- Ushtrime (pema e problemeve, pema e objektivave dhe matrica e kornizës logjike për shërbimin e menaxhimit të mbetjeve).