Gjirokastra, Saranda, Delvina, Tepelena landfill të përbashkët…

Përfundimisht jugu zgjidh me transferim mbetjet urbane. Rajoni jugor i vendit Gjirokastra, Saranda, Delvina dhe Tepelena gjejnë një zgjidhje përfundimtare.

Bëhet fjalë për problemin e mbetjeve urbane. Mbetjet depozitohen paraprakisht në afërsi. Pastaj transferohen në një landfill të përbashkët. Këtë zgjidhje e ofron projekti i financuar nga IPA II dhe që po implementohet nga EPTISA dega e saj në Shqipëri. Do të ketë asistencë teknike për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta në dy bashki të përzgjedhura të Shqipërisë.

Gjirokastra, Saranda, Delvina, Tepelena landfill të përbashkët…

Kjo skemë konsiston në dhënien e një zgjidhjeje përfundimtare situatës së mbetjeve të ngurta. Masterplani i mbetjeve të ngurta hartuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë rekomandon skemën e re për mbetjet bashkiake urbane. Njësitë vendore të qarkut Gjirokastër shkojnë përpunohen në landfillin Bajkaj, pranë Delvinës. Zyra rajonale EPTISA në Gjirokastër me drejtues expertin Alex Panagolopulos ka zhvilluar një vark takimesh me ekspertët dhe kryetarët e bashkive te qarkut Gjirokastrës. Stafet teknike kanë rënë dakort për përcaktimin e “pikave të transferimit”. Në këto pika do bëhet kompresimi. Më pas ngarkimi në kontenier i mbetjeve. Projekti tani është në fazën e fizibilitetit, specifikmit të teknikaliteteve dhe kostot e nevojshme për këtë operacion.