"EPTISA - MENAXHIMI I MBETJEVE URBANE” është aplikacioni më i ri që duhet të keni në telefonin tuaj!

Ky aplikacion është krijuar posaçërisht për banorët e bashkive të Qarkut Kukes, Qarkut Dibër dhe bashkitë Mirditë dhe Fushë Arrëz, ashtu dhe Qarkun e Gjirokastrës, me mbështjetjen e projektit “Sistemi i Integruar i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Zgjedhura të Shqipërisë”, dhe financim të Bashkimit Europian.
 
Ky aplikacion do tju ndihmojë të raportoni dhe të shpreheni menjëherë çdo problem që mund të keni me menaxhimin e mbetjeve në qytetin apo fshatin tuaj, në zonën ku banoni, punoni apo kaloni kohën e lirë.
 
Qendra Rajonale e Komunikimit për Zonën Verilindore, në bashkepunim të ngushtë me bashkitë do të kujdeset që ankesat ose sugjerimet tuaja të verifikohen nga stafi ynë dhe  stafi i bashkive ku banoni, dhe më pas do të adresojë dhe zgjidhe në kohë cdo shtetësim apo raportim tuajin.
 
Aplikacioni është shumë i thjeshtë për t'u përdorur nga te gjithe qe disponojne nje telefon Android apo iphone. Fillimisht duhet të shkarkoni pa pagesë aplikacionin Eptisa - Menaxhimi i Mbetjeve në Playstore apo IOS në App Store dhe rregjistroheni online në aplikacion për rajonin dhe bashkinë tuaj. Ju gjithashtu mund të shtoni një foto dhe vendndodhjen e problemit duke na ndihmuar për  evidentim dhe zgjidhjen e shpejtë të problemit. Çdo ankesë/sugjerim mund  të mbetet anonim dhe ne do të kujdesemi që te ruhet anonimati.
 
LE TE KONTRIBOJMË SËBASHKU PËR NJË MJEDIS MË TË PASTEËR DHE TË SHËNDËTSHËM!
JU MIREPRESIM!