Analiza Mercologjike e Mbetjeve

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë - Europe Aid/138181/DH/SER/AL", që financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga konsulenti Eptisa,së bashku me angazhimin direkt të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë,në mbështetje të menaxhimit të integruar të mbetjeve po kryen Analizën Mercologjike të mbetjeve të ngurta urbane në Qarkun e Gjirokastrës.


Analiza mercologjike e mbetjeve të ngurta urbane sherben kryesisht për të përcaktuar përbërjen e mbetjeve urbane dhe më konkretisht sasinë(peshen ose %) e komponentëve të mbetjeve të riciklieshme,te kompostueshme apo mbetjeve të tjera që gjenden brenda rrymës së mbetjeve të ngurta urbane.
Analiza konsiston në përcaktimin e saktë të përbërjes së mbetjevë urbane,kryesisht mbetje shtepiake si dhe mbetje te bizneseve te vogla.
Kategorizimi i mbetjeve si dhe analizat laboratorike do te jene mjeti i percaktimit të përbërjes së mbetjeve.

Pamjet nga Analiza e Mbetjeve