Takim Prezantues mbi Bashkepunimin Nder-Bashkiak

Në kuadër të Projektit"Asistencë Teknike për Sistemin e integruar të menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Perzgjedhura të Shqipërisë-Europe Aid/138181/DH/SER/AL",i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet nga konsulenti Eptisa më datë 7 Dhjetor në Gjirokastër u mbajt Takimi Prezantues mbi Bashkepunimin Nder-Bashkiak ku pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e bashkive të rajonit Gjirokastër.

I pranishëm në këtë takim ishte gjithashtu Zoti Agron Haxhimali,Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive të Shqiperisë.Një nga objektivat kryesor të takimit ishte nxitja e bashkëpunimit midis shtatë bashkive të rajonit Gjirokastër me qellim arritjen e rezultateve.Perfaqësuesit e bashkive të ndryshme paten mundesinë te shprehnin te gjitha veshtirësitë që ndeshin aktualisht ne sistemin e menaxhimit te mbetjeve duke filluar me mungesen e infrastruktures e deri tek mungesa e paisjeve bazë për kryerjen e proceseve më elementare.

  Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër,Zonja Zamira Rami u shpreh se ky bashkëpunim do të garantojë menaxhimin e integruar,afatgjatë dhe të qëndrueshëm të mbëtjeve te ngurta urbane në Qarkun e Gjirokastrës dhe do te minimizojë ndikimin negativ në mjedis duke përmirësuar kështu shëndetin e banorëve.

 Eksperti kryesor i Menaxhimit të Mbetjeve për Rajonin e Gjirokastrës, Zoti Alex Panagoulopoulos u shpreh per mediat se ky është vetem një prej takimeve të shumta që priten të organizohen në ditet në vijim për të nxitur bashkëpunimin me qellim arritjen e rezultateve si një skuadër e vetme.

 

Foto nga takimi