Finalizimi i projektit “Gjirokastra riciklon”

Programi i sensibilizimit “Gjirokastra riciklon” u finalizua me sukses. Pas trainimeve dhe krijimit te klasave ambientaliste përfundoi puna për rikonstruktimin e katër miniparqeve ne oboret e tre shkollave dhe në oborin e bashkisë. Koshat e kompostimit që u vendosën në këto parqe do të bëjnë të mundur reduktimin e mbetjeve organike që krijohen shkollë, dhe kështu fëmijët do të jenë promotori i kësaj nisme në komunitetin ku jetojnë. Gjatë aktivitetit të inagurimit të parkut ne shkollën Koto Hoxhi u zhvillua dhe një konkurs midis shkollave me punime nga mbetjet e riciklueshme. Vendin e parë dhe trofeun e fitoi shkolla Koto Hoxhi.