"Gjirokastra riciklon" - shkolla “Koto Hoxhi”

Në kujdesin e Gjirokastra e Turizmit dhe Mjedisit, dhe në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Arsimore Rajonale Gjirokastër dhe Bashkinë Gjirokastër Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë po zhvillon një program sensibilizimi dhe edukimi të quajtur “GJIROKASTRA RICIKLON” që do të zbatohet në shkollat “Naim Frashëri, Koto Hoxhi dhe Dervician”.

Në kuadrin e këtij programi ditën e Premte, datë 12 Prill në ambientet e shkollës “Koto Hoxhi” u çel programi “GJIROKASTRA RICIKLON” në një aktivitet ku morën pjesë përfaqësues nga Bashkia Gjirokastër, Drejtoria Arsimore, Institucioni i Prefektit, Këshilli i Qarkut dhe mësuesit e nxënësit e shkollës.