Kuadri Administrativ,Institucional dhe Ligjor i sektorit te mbetejeve te ngurta bashkiake

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërisë - Europe Aid/138181/DH/SER/AL", i financuar nga BE, që zbatohet nga konsulenti EPTISA zhvilloi një trajnim të Grupit të Punës me të zgjedhur vendorë dhe zyrtarë të lartë të bashkive të përzgjedhura dhe institucione të tjera vendore dhe qendrore në qarkun e Gjirokastrës.

Në këtë trajnim u trajtuan cështje të shumta me rëndësi,disa prej te cilave janë listuar më poshtë:

  • Kuadri administrativ, institucional dhe ligjor i sektorit të MIM;
  • Kuadri ligjor për lejet dhe licencimin në lidhje me sektorin;
  • Rast studimor mbi aplikimin e bazës ligjore në situata hipotetike në sektorin e MIM.

Trajnimi kishte si qëllim të thellonte dhe plotësonte njohuritë e përfaqësuesve të administratës vendore të bashkive të përzgjedhura mbi kuadrin ligjor kombëtar për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta bashkiake si dhe qartësimin e përgjegjësive dhe rolit në këtë sektor ndërmjet niveleve vendore, rajonale dhe kombëtare.

Trajnimi u hartua për pjesëmarrjen e anëtarëve të grupeve të punës, përfaqësuesve të bashkive përfituese nga projekti si dhe institucioneve të tjera të interesuara të përfshira në këtë sektor.