"Aktivitetet dhe Praktikat e Riciklimit te Mbetjeve"

Projekti "Asistencë Teknike për Sistemin e Integruar të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta për dy Bashkitë e Përzgjedhura të Shqipërise" i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Eptisa ditën e Premte,më datë 27 Prill zhvilloi takimin "Aktivitetet dhe Praktikat e Riciklimkt të Mbetjeve".Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin perfaqësues të bashkive të rajonit Gjirokastër si dhe kompani te ndryshme pastrimi dhe riciklimi që operojnë në Shqipëri.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte gjithashtu dhe menaxheri rajonal i  kompanisë Greke "Helesi" i cili prezantoi praktikat qe kryhen në kompaninë e tij si dhe diskutoi me pjesëmarrësit lidhur me disa nga mënyrat e permirësimit të shërbimit që i ofrohet klientit.