Pastrojme Token qe Duam

Në kuadër të Javës së Pastrimit,Bashkia Libohovë ndermorri aksionin e pastrimit të Lugines Drino.Ky aksion bëri të mundur pastrimin e luginës në të dyja anët e rrugës duke tjetërsuar kështu një zonë që ishte tërësisht e ndotur.Nuk kishte se si kjo nismë të ishte e suksesshme pa stafin e palodhur të Agjensisë së Shërbimeve Publike të bashkisë Libohovë. Pjesëmarrës në këtë aksion ishin edhe inspektorët e Inspektoriatit të Mjedisit Gjirokastër të cilët pervecse ofruan ndihmën e tyre në këtë aksion u treguan të gatshëm të bashkepunojne për aktivitete të tjera me në qendër Mjedisin.

Aksioni do të vazhdojë në ditët në vijim edhe në zona të tjera problematike.